STATISTIKAT/ Roma 5 vite pa fituar në “San Siro”, Milani gati të ruajë portën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 9:34

STATISTIKAT/ Roma 5 vite pa fituar në “San Siro”, Milani gati të ruajë portën

Është hera e parë që Milani dhe Roma përballen me njëri-tjetrin në nivel europian. Kuqezinjtë u eliminuan nga Interi në edicionin e fundit të Champions-it. Ndërsa derbi i fundit italian i verdhekuqve daton në fazën e 1/8-ave të Ligës së Europës 2014-15, kur u mundën nga Fiorentina.

milan roma

– Që nga 27 tetori 2019 (2-1 në “Olimpico” me golat e Xhekos dhe Zaniolos që iu përgjigjën Hernandezit), Roma nuk ka gjetur një fitore kundër Milanit në Serinë A. Që nga ai moment, në 9 ndeshje kampionati, kanë ardhur 6 fitore kuqezi dhe tri barazime.

– “Djalli” ka mbetur i pamposhtur në 6 ndeshjet e fundit të Serisë A në shtëpi kundër Romës, ku ka siguruar tri fitore dhe dy barazime (përfshirë 2-2 në sezonin e kaluar). Suksesi i fundit verdhekuq në “San Siro” ndaj vendësve daton në tetor 2017 (0-2 i firmosur nga Xheko dhe Florenci).

– Milani ka qenë në një seri fitoresh për nëntë ndeshje radhazi kundër Romës në Serie A (6, barazimi 3). Që nga vitet 1970 nuk ka pasur një seri rezultatesh kaq ngushëlluese për kuqezinjtë, kur nuk humbën kundër Romës për 20 ndeshje radhazi midis viteve 1971 dhe 1979.

– Në të shtatë ndeshjet e fundit të Serisë A midis Milanit dhe Romës, të dyja skuadrat kanë gjetur një mënyrë për të shënuar (29 gola në total, 3.6 mesatarisht për ndeshje). Hera e fundit me të paktën një portë të paprekur u regjistrua nga Milani në 2-0, më 28 qershor 2020.

– Olivie Zhiru, i cili shënoi në dy ndeshjet e kampionatit, ka mundësinë të bëhet lojtari i parë kuqezi që i shënon Romës në tri sfida radhazi.

– Romelu Lukaku ka shënuar në katër nga 5 ndeshjet si titullar kundër Milanit në Serinë A. Në dy të parafundit nuk gjeti golin, por e pati nisur nga pankina).

– Paulo Dibala ka marrë pjesë aktive në 12 gola në Serie A kundër Milanit (shtatë gola, pesë asiste), vetëm kundër Udinezes (19 prezenca) ai ka bërë më mirë. Megjithatë, argjentinasi nuk ka shënuar kundër kuqezinjve në kampionat që nga Juventus-Milan 1-0, më 10 nëntor 2019 dhe me gjasa nesër nuk do të luajë, pasi është i dëmtuar.

– Roma ka fituar vetëm dy nga 14 ndeshjet e fundit jashtë fushe në një kompeticion europian (F2, B6, H6), nuk ka fituar në 8 ndeshje radhazi jashtë fushe në fazën eliminatore (B4, H4), ku ka shënuar vetëm tre gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"