STATISTIKAT/ Përballja Tirana-Egnatia, shihni bilancin e dy skuadrave me njëra-tjetrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 11:42


STATISTIKAT/ Përballja Tirana-Egnatia, shihni bilancin e dy skuadrave me njëra-tjetrën

16 vite ka Tirana dhe Egnatia që nuk luajnë në Superiore. Ndeshja e fundit daton 2005-ën, ndërsa si asnjëherë tjetër këto 13 sezonet e fundit, Tirana nuk e ka nisur kaq mirë me katër gola të shënuar.

tirana egnatia

Ka fituar edhe ndeshje 3-0 si në sezonin e titullit ndaj Luftëtarit, por kurrë skuadra bardheblu nuk e niste kampionatin me katër gola të shënuar, të paktën 13 javët e para këto 13 sezonet e fundit.

Tirana deri tani ka luajtur 9 miqësore. Bardheblutë kanë barazuar me Egnatian (2-2), Erzenin, Bylisin, si dhe kanë fituar me Dinamon, Pogradecin, Maliqin, Skënderbeun, Vllazninë dhe Burrelin. Skuadra nuk e njeh humbjen në testet e verës, por loja në sfidën e fundit miqësore ka lënë për të dëshiruar.

TIRANA-EGNATIA, PIKANTE DHE STATISTIKA –

Ndeshje në total: 4 Fitore, Tirana: 4 Barazime: 0 Fitore, Egnatia: 0

Golavarazhi: 9-2

Renditja aktuale: 2-9

Pikët aktuale: 3-0

Fitorja e fundit e Tiranës: 2 prill 2005, 3-1

Barazimi i fundit: – Fitorja e fundit e Egnatias: –

Vlera në total e ekipit: 4.28 milionë € – 2.85 milionë €

Lojtari më i shtrenjtë: Enur Totre (400 mijë €) – Besart Krivanjeva (300 mijë €)

Mosha mesatare e ekipit: 24.1 vjeç – 24.9 vjeç

Lojtari më i vjetër: Ilion Lika (41) – Ndriçim Shtubina (34)

Lojtari më i ri: Klevi Qefalia (17) Mateo Memolla (18)

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/