Statistikat janë kundër, Laçi asnjë fitore në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2018 | 16:04

Statistikat janë kundër, Laçi asnjë fitore në Ligën e Europës

Aventura e Laçit në Kupat e Europës ka nisur 8 vite më parë, ku kurbinasit barazonin 1-1 në ndeshjen e luajtur më 1 korrik 2010 ndaj Dneper Mogliev. Por një javë më pas Laçi shkatërrohet në Bjellorusi, ku mundet 7-1, që është edhe humbja më e thellë e bardhezinjve në Kupat e Europës. Duke iu referuar statistikave të ndeshjeve që Laçi ka luajtur në Ligën e Europës, del që kurbinasit nuk kanë marrë asnjë fitore, ndonëse kanë arritur që të kalojnë një turn në verën e 2014-ës duke eliminuar Rudarin nga seria e penalltive, pasi të dy ndeshjet u mbyllën në barazim 1-1.

laciii

Bilanci i 10 ndeshjeve të kurbinasve në arenën europiane janë: 0 fitore, 5 barazime dhe 5 humbje. Nisur nga këto statistika jofavorizuese, por edhe situata që po kalon Laçi, që ende nuk e ka plotësuar grupin, i bie që Laçi do ta ketë të vështirë ta sigurojë fitoren e parë edhe këtë sezon në Ligën e Europës.

Gjithsesi, futbolli quhet i bukur, pasi është i papërcaktueshëm, ndaj të besuarit e trajnerit Besnik Prenga besojnë te mrekullia në dy përballjet me qipriotët e Anorthosis Famagusta. Kundërshtari është i një niveli të lartë, gjë e cila e bën akoma më të vështirë “thyerjen e akullit” nga laçianët në Ligën e Europës që të sigurojnë fitoren e parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"