Statistikat e frikshme/ Partizani, dominues kundër Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2020 | 21:00

Statistikat e frikshme/ Partizani, dominues kundër Skënderbeut

Partizani dhe Skënderbeu do të përballen ditën e diel në “Elbasan Arena”, sfidë e vlefshme për javën e pestë të Kategorisë Superiore. “Demat e kuq” vijnë si favoritët në këtë takim, duke parë dhe ecurinë e mirë deri më tani këtë sezon.

skenderbeu partizani

Të besuarit e Ilir Dajës, janë të favorizuar dhe nga historiku i përballjeve mes dy skuadrave. Në 125 ndeshje në total, Partizani ka triumfuar 68 herë, 29 sfida janë mbyllur në barazim dhe Skënderbeu ka fituar 28 takime.

212 gola të shënuar nga Partizani në përballjet direkte, vetëm 91 nga Skënderbeu. Një dominim i të kuqve në shifra, që të dielën do të tentojnë të marrin fitoren e dytë radhazi në kampionat, pas triumfit 0-3 kundër Apolonisë. Sfida e fundit megjithatë, është mbyllur me fitoren e Skënderbeut me rezultatin 4-1, në korrik të këtij viti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"