Statistikat e frikshme! Bajerni dominoi në çdo aspekt, por PSG-në e nderon Kejlor Navasi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 23:19

Statistikat e frikshme! Bajerni dominoi në çdo aspekt, por PSG-në e nderon Kejlor Navasi

PSG-ja mori një fitore shumë të rëndësishme, teksa mposhti në ndeshjen e parë për çerekfinalen në Champions Bajernin, me rezultatin 2-3.

MYLER

Ajo në “Allianz Arena”, ishte një ndeshje me të vërtetë spektakolare, teksa golat e tregojnë mëse miri këtë. Përveç Mbapesë, padyshim heroi i parisienëve sot ishte edhe portieri Kejlor Navas. Ky i fundit ishte i pakalueshëm në ndeshjen e sotme, ku pavarësisht se pësoi dy gola, me pritjet e tij, i mohoi disa gola të tjerë gjermanëve.

Nëse i hedhim një sy statistikave të ndeshjes, aty shikojmë një dominim të frikshëm të bavarezëve.

Skuadra e Flik, në total kishte 31 gjuajtje, ku 12 prej tyre ishin në portën e Navasit, kundrejt 6 gjuajtjeve të PSG-së, prej të cilave 5 ishin në portë. Edhe përqindja e topit është në favorin e gjermanëve, 635 kundrejt 37%.

STATISTIKAT:

statistikat

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"