Statistika të tmerrshme në Korçë, Luftëtari kërkon të thyejë tabunë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2018 | 10:51

Statistika të tmerrshme në Korçë, Luftëtari kërkon të thyejë tabunë

Skënderbeu dhe Luftëtari do të ndeshen mes tyre për llogari të javës së 26-të të Superiores. Ndërkohë, ky çift ka një veçantë të dukshme në dy dekadat e fundit.

skenderbeu luftetari

Luftëtari, sa herë ka luajtur në Korçë sfida të elitës, nuk ka marrë asnjë pikë. Madje, në këto 20 vite gjirokastritët, në 6 ndeshje të luajtura të vlefshme për Superioren, kanë shënuar vetëm një gol, i cili është realizuar më 12 maj të vitit 2001.

Shifra të frikshme, kështu që ëndrra për pikë e Luftëtarit në stadiumin “Skënderbeu” është kthyer më shumë se në tabu. Të gjashta ndeshjet e luajtura në Korçë në këto dy dekada, Skënderbeu i ka fituar të gjitha, me 11 gola të shënuar dhe vetëm një të pësuar.

miraka xhejms skenderbeu luftetari

Në fazën e parë në Korçë, vendësit fituan pastër 2-0, me gola të Lilajt dhe Gavazajt. Fitorja më e thellë e vend‰sve është në shkurt të vitit të kaluar, ku do të fitonin me gola të Muzakës, Latifit dhe Radasit.

Fitoret 1-0 të Skënderbeut janë shënuar në tri ndeshje. Ky bilanc tregon qartë se Skënderbeu është i vështirë për Luftëtarin, për të lëshuar qoftë edhe një pikë të vetme.

Ll. Saro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"