Stadiumi plot me kosovarë, tmerrohen finlandezët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2016 | 19:11

Stadiumi plot me kosovarë, tmerrohen finlandezët

Është ndeshja e parë zyrtare e Kosovës dhe për këtë pritet që të ketë një numër të madh tifozësh nga Kosova. Pavarësisht se sfida do të jetë në transfertë, një numër i madh tifozësh të kësaj përfaqësueseje kanë shprehur interesimin prej ditësh që të jenë në stadium.

kosova

Për këtë, Finlanda është vënë në alarm, pasi stadiumi mund të ketë numër krejtësisht të paimagjinueshëm të tifozërisë mike. Bëhet fjalë që për këtë takim të ndryshojë edhe raporti mes tifozërisë vendëse dhe asaj mike.

Organizatorët

Pala vendëse është duke parë të gjitha mënyrat e mundshme që së paku të mos ketë trazira dhe, së dyti, të minimizohet në maksimum, me sa është e mundur, ndalimi i tifozëve kosovarë për të qenë të pranishëm në stadium. Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim apo sinjal zyrtar për ndalimin e tyre, mirëpo pritet që kosovarët të jenë edhe maxhorancë, për të mos thënë që pritet të mbushin stadiumin.

kosova

Kjo është sfida e parë e Kosovës zyrtare dhe kjo do të jetë ndeshja e parë në të cilën kjo përfaqësuese do të luajë për të marrë pikë. Sfida e parë Deri tani, përfaqësuesja e drejtuar nga Bunjaku ka luajtur vetëm ndeshje miqë- sore, ndërsa Finlanda do të jetë kundërshtari i parë zyrtar i Kosovës në një raund kualifikues.

Kosova do të jetë për herë të parë pjesë- marrëse në një edicion të tillë. Ndeshja luhet ditën e hënë, në orën 20:45, në “Veritas Stadium”. Kosova ndodhet në Grupin I së bashku me Turqinë, Kroacinë, Islandën, Ukrainën dhe Finlandën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"