Sportistja arrestohet nga policia, rrahu për vdekje bashkëshortin e saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2020 | 20:47

Sportistja arrestohet nga policia, rrahu për vdekje bashkëshortin e saj

Boksierja braziliane Vivian Obnauf është arrestuar nga policia së fundmi, pasi rrahu për vdekje burrin e saj.

1a381183-b52a-48b6-907d-0633b362bd51

Policia zvicerane ka gjetur të vdekur në një apartament burrin 61-vjeçar, i cili ishte i martuar para një viti me boksieren. Duket se boksierja dhe bashkëshorti i saj kishin një konflikt mes tyre dhe Vivian nuk e ka kontrolluar veten, duke e rrahur atë për vdekje.

Kjo nuk është hera e parë që Vivian e bën diçka të tillë, teksa në vitin 2016 u arrestua pasi kishte rrahur keq një mashkull në një klub nate.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"