“Wimbledon”, sekretet e turneut 142-vjeçar të tenisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2019 | 22:29

“Wimbledon”, sekretet e turneut 142-vjeçar të tenisit

UVIL ZAJMI

Në Wimbledon, në “ishullin e barit”, që ndodhet në zemër të Londrës ku ka nisur edicioni aktual i turneut më të famshëm, ku “Lawn Tennis” (emri origjinal i tij) është një magji dhe ruan në shekuj traditën, me sekretet e prapaskenat, një botë që e admiron, si një turne sa elegant, aq edhe antik. I treti i “Grand Slamit” në renditjen kronologjike pas “Australia Open” dhe “Open i Francës” (Roland Garros), i ndjekur nga “US Open”, Wimbledoni mbetet i vetmi që luhet në bar dhe si çdo vit zhvillohet në harkun dy javëve.

Wimbelldon

“Lawn Tennis” e ka startin kur uellsiani V. C.Wingfield hartoi të parën rregullore në vitin 1975 dhe turneu do të lindte në një zonë londineze të Wimbledonit, në “Wropler Road”, pranë “All England Club”, që në vitin 1877 organizon “The Championsship” në tenis. Para fillimit krijohet një komision me ekspertë për të administruar rregullat e lojës, të bërë zyrtare nga shoqata tenistike angleze. Fillimisht kompleksi ka 9 fusha dhe dimensionet e tyre nuk korrespondonin me këto aktualet. Ajo qendrore quhej “Centre Court”. Ndërsa fusha Nr.1, e ristrukturuar disa herë, si ajo në 1997, duke shtuar numrin e spektatorëve dhe bashkë me “Center Court”, presin ndeshje të rëndësishme, duke filluar nga ¼-at e finaleve.

Fusha e vjetër, ajo Nr.2, njihet edhe si “Varreza e Kampionëve”, duke qenë se në rrjedhën e viteve, shumë prej tenistëve të elitës, të favorizuar për fitoren, kanë pësuar humbje të pamenduara, veçanërisht në fillim të turneut. Edicioni i parë i Wimbledonit filloi të hënën, saktësisht më 9 korrik 1987. Merrnin pjesë 22 lojtarë meshkuj, të gjithë britanikë. Finalistët janë dy xhentëlmenë anglezë, përballë një publiku me 200 spektatorë. William Marsahl, një arkitekt i pasionuar për shkencat, fiton shortin dhe shërben i pari. Por, finalja e parë u shty për shkak të shiut, nga e hëna 16 të enjten 19 korrik. Titulli fitohet nga Spenser Gore, mjeshtër i lojës në rrjetë. Bashkë me trofeun edhe 10 sterlina.

Rrjeta kishte lartësinë 100.58 cm, në qendër, që më vonë u ul në 91.44 cm. Shërbimi që në atë kohë ishte vetëm dy herë. Nga binjakët Renshow, William dhe Ernest, i pari që fitoi Wimbledonin ishte William më 1881, 20 vjeç. Në vitin tjetër në finale, ai mund vëllanë Ernest, 3-2 duke fituar 6-1 setin final, i pari në histori kur një finale luhet me 5 sete. Dy vëllezërit anglezë janë tenistët e parë që janë thirrur me emër nga admiruesit e tyre. Vëllezërit Reginald e Lawrence Doherty, universitarë në “Cambrige”, i pari, më i madh fiton Wimbledonin më 1897. Ata janë të parët që luajtën dopio në nivel ndërkombëtar, duke fituar 8 tituj (9 në dopio dhe 9 në individuale, 4 për Reginald e 5 për Lawrence).

Wimbledon-schedule-700x450

Në dedikim të tyre, hyrja në All England Club, ku sot luhet turneu i Wimbeldonit, ka emrin e tyre: “The Doherty Gates”. Pikërisht në periudhën “dohertyana”, Nobelisti anglez Rudyard Kipling, shkroi për djalin poezinë e famshme “If”, një vepër letrare arti, inkurajuese, gjithmonë e pranishme në “All England Club”, që edhe sot shoqëron hyrjen në fushë të lojtarëve në “Centre Court”. John Hartley është tenisti i parë prift që ka fituar trofeun më 1879 dhe 1880. Wimbledon vendosi të hapë dyert për vajzat pesë vjet më vonë. Më 1884 ishte Maud Watson që fitoi ndaj motrës Lilian dhe është e para fituese femër e Wimbledonit. Vetëm në 1902, turneu i Wimbledonit i hapi më në fund portat për tenistët jo britanikë, edhe pse ata amerikanë prej kohësh ishin të ftuar e luanin në fushat londineze. Vijnë belgët P.de Borman dhe W.L. de Warze.

Edicioni i vitit 1905 është i parë me një pjesëmarrje ndërkombëtare, 72 tenistë, 7 prej të cilëve jo britanikë, të tjerët nga Australia, Belgjika, Danimarka, Gjermania, Amerika, Afrika Jugut dhe Suedia. Më 1907 regjistrohet një fakt i rrallë, kur australiani Norman Everard Brookes, ishte i pari tenist jobritanik, që shënon emrin e tij, duke fituar Wimbledonin, në një turne me 83 pjesëmarrës. Në finale Norman fitoi ndaj anglezit Arthur Gore. Në vitin 1908, në turneun e meshkujve, vijnë për herë të parë tenistët francezë, M. Germot E.de Lastours dhe P. VerdeDelisle. Sezoni 1909, është radha e vëllezërve argjentinas Knight, ndërsa më 1911, i pari italian që luan në Wimbledon është G. de Martino, i ndjekur nga C. Simon i pari tenist zviceran. Tenistja amerikano-jugore May Suttonduke që ka triumfuar në vitin 1905, do të bëhet e para kampione grua jobritanike që fiton Wimbledon nga 1884 dhe 1914. Më 1913, lind dyshja femërore e dopios së përzier. Kjo në periudhën pak para fillimit të Luftës së Parë Botërore që e detyron turneun të mbyllet.

Viti 1968 ishte një pikë e kthesës në historinë që simbolizon lindjen e tenisit modern. Nis epoka “Open”, kjo edhe në Wimbledon e turne të tjerë të rëndësishëm që hapin portat më shumë për lojtarë profesionistë. Turneu i Wimbledonit e vitit 1968, edicioni i 82-i tij dhe i pari i epokës “Open”, u zhvillua nga 26 qershor deri më 6 korrik dhe ka si fitues australianin Rod Laver, që mund në finale 3-0 (6-3, 6-4, 6-2) australianin tjetër, Tony Roche. Në individuale femra, trofeu merret nga amerikania Billie Jean, që mund në finale 2-0 amerikanen tjetër, J.T. Dalton. Në dyshen meshkuj triumfojnë J. N Newcombe e T. Roche, dhe në atë femërore dyshja R. Calas dhe B. J. King. Në dopion e përzier janë M. Court me K. Fletcher. Turneu fillon çdo vit gjashtë javë para javës së parë të muajit gusht dhe zgjat dy javë. Tradicionalisht nuk luhet në “middle Sunday” të dielën e mesme.

Vetëm në katër raste në historinë e turneut (e fundit më 2016), shiu i ka detyruar të luhet në atë ditë. Të gjitha ndeshjet 1/8, të finaleve individuale, dopoi meshkuj-femra dhe të përzier luhen në “manic Monday”, ose në të hënën e javës së dytë. Gjatë javës së parë zhvillohen eliminatoret, ndërsa në të dytën luhen ato nga 1/8-at deri në finale. Tenistët dhe tenistet, gjatë lojës, thirren “Miss” ose “Mrs”. Ato duhet të përdorin bluza me ngjyrë të bardhë, por edhe të tjera ngjyra janë të mundshme. Jeshil dhe vjollcë janë ngjyrat tradicionale të Wimbledonit. Topi është me ngjyrë jeshile për t’u dalluar mirë. Gjatë kohës së turneut, një skifter me emrin “Finnengan” lëshohet në fushë në orët e para të mëngjesit që të trembë pëllumbat, të cilët mund të çorientojnë lojtarë. Topi është me ngjyrë jeshile për t’u dalluar mirë. Ndeshjet e ditës fillojnë në orën 12.00.

Wimbledon-Prize-Money-780x405

Çdo detaj i Wimbeldonit ruhet, trajtohet dhe kurohet me shumë kujdes e seriozitet, si receta sekrete të historisë së tij. Nga bari deri tek uji që përdoret. Edhe për spektatorët, që në rradhë të gjata qëndrojnë me orë, me net në sportelet me shpresën për të gjetur një biletë. Abonimet variojnë dhe një biletë për në “Center”, aty ku edhe familja mbretërore ka sektorin e saj, kushton deri 60 000 dollarë për një abonim pesëvjeçar dhe 23 mijë për sektorët e tjerë. Ndeshja më e madhe e gjithë kohërave është ajo në vitin 2008, R. Federer dhe R. Nadal, më 6 korrik 2008. Nadal merr dy setet e para, dhe po fitonte të tretin, e kur të gjithë mendonin se ndeshja është e përfunduar, një shi i madh ndërpret takimin që rifillon pas dhjetë minutash. Federer rifutet në lojë dhe me “tie break” fiton setin e trete e të katërt dhe 2-2. Nis përsëri shiu, që ndërpret lojën. Me rifillimin e saj, Nadal ka lojën në dorë dhe shifrat shkojnë në 6-6. Në setin e 5-të nuk është parashikuar “tie break” dhe ndeshja vijon në 7-7. Një këtë pikë spanjolli kalon në 8-7, pastaj në 9-7 dhe duke fituar setin dhe ndeshjen.

KURIOZITETE

Ndeshja më e gjatë e gjithë kohërave, ka qenë ajo e 20 qershorit 2010, midis John Isner e Nicolas Mahut, që ka thyer të gjitha rekordet e historisë së tenisit. Pas ndërprerjes, për mungesë të energjisë elektrike në ditën e parë, ndeshje do të vijojë të nesërmen: 7 orë lojë, 118 game, 59-59 rezultati, të lodhur, sërish problem me energjinë. Pas disa orëve sërish në fushë deri 70-68 për Isner. Koha e plotë e lojës, 11 orë 5 minuta që vetëm seti i tretë zgjati 8 orë e 11 minuta. Ivan Lendël është tenisti që nuk e ka fituar asnjëherë Wimbledonin. Po kështu edhe Monika Selesh, ndërsa afro-amerikani Arthur Ashe është tenisti i parë me ngjyrë fitues më 1975 i Wimbledonit. Më 1988, shfaqet Stefi Graff, që do dominojë turneun e Wimbledonit dhe të tenisit femëror. Madje, duke fituar si askush në historinë e tenisit “Grande Slamin e Artë”. Amerikania Martina Navratilova më 1990, duke mundur në finale Helen Wills Moody fiton titullin e nëntë të saj, një rekord absolut i pathyer edhe sot. I dhjeti dështoi në finale kur ishte 38 vjeçe.

180620-wimbledon-history-top

Është konsideruar Mbretëresha e Wimbledonit. Motrat Willimas, Venus e Serena, protagoniste të viteve 2000 janë 12 herë fituese të Wimbledonit, (5 tituj Venus, 7 Serena). Katër herë janë ndeshur në finale midis tyre. 6 herë janë fituese në dopion femërore. Pete Sampras, është fitues i 7 titujve të Wimbledonit. Në teatrin britanik ai shpall hegjemoninë e dominimit amerikan nga 1992-2000, duke mundur Agasi, Jim Courier, Boris Becker etj. Në kohët moderne, Wimbledon në individuale për meshkuj ai është fituar 3 herë nga B. Beker, J. McRoi, J. Konors, 2 herë nga S. Edberg dhe 1 herë nga A. Agasi. Për femra, 3 herë Evert, 2 herë Kvitova dhe nga një trofe për C. Martinez, Davenport, Sharapova, Hingis. Më 2013, pas 77 vitesh, një britanik rikthehet duke fituar Wimbledonin. I fundit kishte qenë Fred Perry më 1936.

Andy Murray, duke përfituar nga eliminimet e paparashikuara të Nadal e Federer mund në finale Novak Xhokoviç 3-0 (6-4, 7-5, 6-4). “Hawk-Eye” apo (Syri i Falkoit) aplikohet edhe në turneun e Wimbledonit, nga viti 2005. Kërkesa për të verifikuar pozicionin e topit duhet të bëhet menjëherë nga tenisti i interesuar që aprovohet nga arbitri kryesor, i cili ka autoritetin edhe ta refuzojë atë, por që nuk ka ndodhur asnjëherë. Në 2003 nis periudha e Roxher Federer, një dominim absolut i tij në barin britanik me 8 tituj të fituar (5 radhazi). E fundit i kampionit të jashtëzakonshëm zviceran është më 2017. Në fushën qendrore me kapacitet 14.979 spektatorë, për shkak të natyrës së papërshtatshme të kohës britanike gjatë turneut, duke shkaktuar ndërprerje të vazhdueshme, u instalua një mbulesë lëvizëse. Për herë të parë, ajo u përdor më 29 qershor 2009, gjatë takimit D. Safina dhe A.Mauresmo i ndërprerë nga një rrebesh, në setin e dytë, por që ka rifilluar vetëm pas 15-të minutash ndërprerjeje. Wimbledon është më vështiri për surprizat që janë të pakta.

Mbetet ndër më të vështirët në parashikime, kur në historinë e tij, lojtarët që kanë fituar për herë të parë Wimbledonin janë vetëm 9. Wimbledoni konsiderohet një turne konservator, sipas të cilit para fillimit të tij ndryshon edhe renditja e vendosja e tenistëve. I luajtur në bar, numri 1 i turnet konsiderohet lojtari që ka grumbulluar më shumë pikë në edicionin e kaluar. Pesë janë eventet kryesore të Wimbledonit: Individualet meshkuj-femra, dopio meshkuj-femra dhe dopio e përzier. Luhet edhe një turne junior, një Over 35, 45 dopio meshkuj dhe Over 35 femra, si dhe dopio meshkuj në karroca për ato me aftësi të kufizuara. Ndeshjet individuale dhe ato dopio meshkuj luhen me pesë sete, të gjithë ta tjerët në tre. Takimet zhvillohen me eliminim direkt, përjashto ato dopio meshkuj Over 35 e Over 45 vjeç. Fituesi mashkull merr një trofe argjendi, një kupë 45 cm të lartë. Ndërsa trofeu për vajzat është një trapez i argjendtë, me diametër 51-cm diametër, i quajtur zakonisht “Rosewater Dish” ose “Venus Rosewater Dish”.

Që nga viti 2007, turneu i Wimbledon parashikon një pagesë financiare të barabartë për meshkujt e femrat. I konsideruar shumë i pasur, nga i pari, ka pasur gjithmonë rritje. Fituesit (meshkuj femra) marrin deri në 2.7 milionë euro. Ndërsa të eliminuarit, nga raundi i parë marrin rreth 45 000 sterlina, afërsisht 52 mijë dollarë. Novak Xhokoviç që triumfoi 3-0 ndaj K. Anderson dhe gjermania Kerber që mundi në finale 6-3, 6-3 S. Willimas janë fituesit e edicionit të kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"