Sot vendoset për Plorin, Kastrioti nis përgatitjet pa trajnerin dhe portierin Kuka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2018 | 9:42

Sot vendoset për Plorin, Kastrioti nis përgatitjet pa trajnerin dhe portierin Kuka

Trajneri i Kastriotit, Elvis Plori, do të vendosë sot me drejtuesit krutanë pikat mbi “i” sa i takon së ardhmes së tij në krye të Kastriotit. Tekniku, pas ndeshjes së humbur me Tiranën, deklaroi se do t’u kërkojë drejtuesve që të ndryshojnë diçka. “Do u kërkoj dorëheqjen drejtuesve. Kam vendosur t’ua kërkoj dorëheqjen dhe nuk jam nga ata që e lënë skuadrën në baltë. Do e kërkoj sepse skuadra ka nevojë për pikë dhe duhet të rrijë në Superiore, kështu që duhet të ndryshojë diçka”, tha trajneri Plori pas ndeshjes.

plori1

Ndërkohë, burime të gazetës zbulojnë se drejtuesit kanë refuzuar fillimisht kërkesën e teknikut për t’u larguar, por kanë lënë një takim mes tyre ditën e sotme, ku pritet të diskutohet me detaje mbi të ardhmen e trajnerit. Skuadra ka nisur dje përgatitjet për ndeshjen ndaj Teutës.

Në mungesë të trajnerit Plori, seanca u drejtua nga dy zv.trajnerët, Rama dhe Rustami. Të pranishëm ishin të gjithë lojtarët, me përjashtim të portierit Klajdi Kuka, i cili nuk dihet në ka pasur probleme personale apo vazhdon të jetë ende i pezulluar nga stafi teknik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"