Sot vendimi, Benzema rrezikon sfidën ndaj Atalantës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 11:37

Sot vendimi, Benzema rrezikon sfidën ndaj Atalantës

Ditën e djeshme nuk është marrë asnjë vendim për sa i përket sulmuesit të Realit të Madridit, Karim Benzema, për ndeshjen e ardhshme kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve.

Benzema

Sulmuesi francez nuk është stërvitur me skuadrën gjatë këtyre ditëve dhe humbi duelin me Vajadolidin. Vendimi përfundimtar do të merret ditën e sotme, ku Benzema do të bëjë disa prova dhe ekzaminime të tjera.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se Benzema e ka shumë të vështirë që të rikuperohet në kohë për duelin kundër Atalantës, i cili do të luhet ditën e mërkurë. Vetë Zidan tha se nuk do ta rrezikojë lojtarin, në rast se ai nuk është në 100% të formës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"