“Sot nuk ishte çështje fati, ishte gjithçka meritë”, Martini pas fitores së Teutës :Jam më i lumtur sot që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2024 | 18:17

“Sot nuk ishte çështje fati, ishte gjithçka meritë”, Martini pas fitores së Teutës :Jam më i lumtur sot që…

Trajneri i Teutës, Edi Martini, ka theksuar pas fitores 3-0 ndaj Skënderbeut se kënaqësia më e madhe e tij ishte se ekipi nuk pësoi gol.

bandicam 2024-02-03 18-07-45-047

“E dinim sa e rëndësishme ishte, Në fillimin e sezonit kemi fituar me Skënderbeun, kemi barazuar me Tiranën e në Laç. Djemtë po luajnë mjaft mirë, pjesa e parë ishte mjaft e mirë, shënuam tre gola, na dha qetësi. Në pjesën e dytë kërkova të menaxhonim lojën se për Kupë Skënderbeu ishte me një lojtar më pak e krijoi raste. Nuk desha të përsëritej ajo ndeshje, qarkulluam topin, nuk dolëm nga detyrat e do të thotë që ekipi është në rrugën e duhur.

Jam i kënaqur, më shumë sepse nuk pësova gol në pjesën e dytë, se duhet të rregullojmë pjesën që kemi shumë gola të pësuar. Ishte shumë e rëndësishme se kemi nevojë për moral. Daci luajti mjaft mirë, e ndërruam për hir të së vërtetës që të mos merrte karton të verdhë se kishte tre. Jam i kënaqur, sot nuk ishte fat, ishte meritë. Nuk ishte çështje fati, nuk kishte presionin e minutave të fundit që na ka bërë dëm në ndeshje të tjera. Qetësia është ajo që na duhet, pjesa e parë na dha qetësi, na krijoi personalitet dhe mendoj se ishte ndeshje e mirë.

Ne kishim nevojë për këtë fitore, këto tre pikë, paçka se ato ndeshje që kemi humbur, vazhdoj ta them që kem luajtur më mirë se këto ndeshjet e fundit, ku ishim pragmatistë. Sot doja ekip me personalitet në fushë, që të mos vinte në rrezik asnjëherë lojën. Pjesa e parë na dha këtë siguri, dëmtimet dhe ndërrimet e detyruara, se Daja e Arifi morën të verdhë, dëmtimi i Llocit na kushtëzoi në pjesën e dytë. Ishim nën ritëm, por rezultati 3-0 e bëri këtë pjesë me ritëm më të ulët.

Ne jemi këto që jemi, unë mendoj se Faust ka cilësi mjaft të mira dhe fatmirësisht këto ndeshje i kemi zgjidhur me Llocin, Dacin a Peposhin. Do vijë momenti që edhe Faust do të jetë një nga pikat që do na ndihmojë shumë gjatë ecurisë së kampionatit”, tha Martini për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"