“Sot mund të kishim 4 apo 6 pikë”, Memelli pas barazimit të radhës: Unë nuk shoh nëse do jemi apo jo në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2022 | 20:35

“Sot mund të kishim 4 apo 6 pikë”, Memelli pas barazimit të radhës: Unë nuk shoh nëse do jemi apo jo në Superiore

Migen Memelli ka qenë pjesërisht i kënaqur me barazimin e Skënderbeut ndaj Dinamos. Trajneri i korçarëve tha për “Oversport” pas ndeshjes që u mbyll 0-0 se ekipi duhej të përmirësohej në shumë aspekte, sidomos pas dëmtimeve e largimit të Dumfur që i kishin ndryshuar plotësisht planet.

memelli

“E parë nga këndvështrimi i lojës mendoj se është rezultat i drejtë, edhe pse në fillim vuajtëm pak presionin e mënyrës së ndërtimit të lojës nga poshtë. Por lojtarët e kapën shpejt dhe filluan të bënin mirë. E menduam se do të vendosej nga episodet, se shumë pak raste pati nga lojtarët, por sikurse u pa në një episod na shpëtoi Ruçi dhe ne në fund mund të mbyllnim ndeshjen. Por besoj se futbolli kështu është dhe rezultati më i drejtë iu përgjigj lojës.

Nuk është se nuk jam i kënaqur pasi edhe në Pukë kemi bërë mirë në nivel loje, kemi pasur goxha raste për shënim atje. Sot mund të kishim 4 apo 6 pikë. Por besoj e shpresoj që në javët në vijim të rritim edhe nivelin e lojës se kundërshtari ishte në nivel me ne se kanë investuar edhe ata në klub. Ajo që shoh unë nuk është fundi nëse do ngjitemi në Superiore, por të shohim ndeshjen e radhës se duke marrë ndeshjet një nga një të shohim ku jemi në javët në vazhdim dhe të krijojmë konsolidim mes ekipeve në pjesën e sipërme të renditjes.

Ekipi nuk është i konsoliduar se sot e patë që në 5 minutat e parë doli Beci,. në javën e kaluar edhe Temi me të njëjtin problem. Në javën e fundit na është larguar një lojtar shumë i rëndësishëm si Dumfur që e kishim projektuar në skuadër. Duke pasur parasysh këto lëvizje, është e vështirë se i kishim projektuar në formacion, Na lind objektivi që të bëjmë lëvizje në skuadër, që të bëjmë një strategji loje që të konsolidojmë lojën. Është vetëm fillimi dhe konsolidimi në lojë është i rëndësishëm”, tha Memelli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"