Sondazhi i “Panorama Sport”/ Tifozët shqiptarë japin “veton”, ja sa pikë do të marrë Kombëtarja ndaj Turqisë dhe Moldavisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 21:10

Sondazhi i “Panorama Sport”/ Tifozët shqiptarë japin “veton”, ja sa pikë do të marrë Kombëtarja ndaj Turqisë dhe Moldavisë

Shqipëria do të përballet ditën e nesërme ndaj Turqisë, në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Europianit 2020. Një sfidë tepër vendimtare për kuqezinjtë, të cilët do të zbresin në fushë vetëm për fitore, pas në rast të një rezultat tjetër, kualifikimi do të ishte thuajse i pamundur.

Festa e golit te shqiperise

3 ditë më vonë, kuqezinjtë do të zhvillojë një tjetër takim në transfertë, ndaj Moldavisë, një rivali më të lehtë në letër. Nisur nga këto 2 përballje të muajit tetor, “Panorama Sport Online” hapi një sondazh të ri në ueb, teksa pyeti lexuesit, se sa pikë do të marrë Shqipëria në 2 transfertat e muajit tetor.

panorama-sport-470x269

Në këtë sondazh të vendosur 12 ditë më parë, morën pjesë 2028 lexues dhe shumica prej tyre janë optimist dhe mendojnë se kuqezinjtë e Rejës do të arrijnë të sigurojnë pikë të plota.

Sondazhi

Pra 33% të votuesve besojnë se kuqezinjtë do të dalin nga këto 2 sfida me 6 pikë, 31% me 4 pikë, 18% me 3 pikë, 9% me 1 pikë, 7% me 0 pikë dhe vetëm 2% me 2 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"