Solomon nuk është gati për Partizanin, ja dilemat para Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 16:11

Solomon nuk është gati për Partizanin, ja dilemat para Flamurtarit

Të kuqtë e kryeqytetit shpresojnë që marshimin ta vazhdojnë edhe në transfertën e Vlorës, ku trepikëshi kërkohet më shumë për të ruajtur distancën me ndjekësit.partizani

Trajneri Lerda nuk do ta ketë të plotë grupin për këtë sfidë, pasi Solomon akoma nuk është gati, si dhe Kote vijon riaftësimin.

Sa i përket formacionit për Flamurtarin, dilema mbetet nëse trajneri Lerda do t’i besojë sërish 11-shes që ka preferuar në dy javët e fundit nga minuta e parë, apo do të përdorë rreshtimin dhe grupin e lojtarëve që sollën fitoren ndaj Luftëtarit në pjesën e dytë.

Me Asanin, Romeron dhe Telushin në fushë, të kuqtë ishin më “të bukur” për t’u parë, por edhe rezultativë. Gjasat janë që të luhet me rreshtimin 4-3-3, por Lerda nuk heq dorë kollaj nga 3-5- 2-shi, ndonëse kjo skemë nuk ka rezultuar e goditur te “demat”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"