“Sky Sport” e bën fakt të kryer: Grezda ka kryer vizitat mjekësore te skuadra e Xherard

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 23:45

“Sky Sport” e bën fakt të kryer: Grezda ka kryer vizitat mjekësore te skuadra e Xherard

Lajmi i bujshëm për transferimin e mundshëm të Eros Grezdës drejt Glasgou Rejnxhër është duke bërë bujë në të gjitha mediat britanike. Sipas “Sky Sport”-it britanik, Grezda ishte të hënën pasdite në Glasgou për të kryer testet mjekësore me klubin skocez dhe zyrtarizimi pritet të vijë së shpejti.

Grezda2

Për shkak të dëmtimit të fundit, mediat raportojnë se futbollisti i Kombëtares shqiptare po i nënshtrohet vizitave të hollësishme mjekësore dhe skuadra e Xherard pritet të paguajë 2 milionë stërlina te kroatët e Osijek për kartonin e Grezdës.

Në rast se 23-vjeçari nga Gjakova do të firmosë me skuadrën skoceze ai duhet të aplikojë për leje pune siç e parashikon rregullorja, për të mos pasur pengesa.

sccs

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"