Skuadrat e Superiores zbresin në fushë, luhen dy miqësore përgatitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2022 | 17:28

Skuadrat e Superiores zbresin në fushë, luhen dy miqësore përgatitore

Skuadrat e Superiores po vazhdojnë përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit dhe disa prej tyre kanë zhvilluar edhe ndeshje miqësore për të parë gjendjen në të cilën janë lojtarët e prurjet e reja.

kastrioti

Fillimisht ishte Kastrioti që u përball me Erzenin në një miqësore, duke fituar me shifrat 1-0 ndaj skuadrës pretendente të Kategorisë së Parë për të siguruar ngjitjen më lart. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Selmani, i afruar gjatë merkatos së janarit te krutanët.

skenderbeu dinamo

Ndërkohë, në fushë ishin edhe Skënderbeu me Dinamon të cilët u përballën në një miqësore në Durrës e cila përfundoi me fitoren 1-0 të dinamovitëve. Goli i vetëm i ndeshjes për skuadrën e Shkëmbit u shënua nga Redon Mihana.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"