Skuadrat duan të jenë gati për kampionatin, Skënderbeu miqësore ditën e sotme me ekipin kryeqytetas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 9:27

Skuadrat duan të jenë gati për kampionatin, Skënderbeu miqësore ditën e sotme me ekipin kryeqytetas

Trajneri i Dinamos, Fabricio Kamarata, e ka vijuar stërvitjen me të tijtë gjatë paradites në Pezë-Helmës. Italiani ka hartuar një program të veçantë për lojtarët, duke ditur problemet fizike që ata mund të kenë për shkak të një kohe të gjatë pa stërvitje kolektive.

DINAMO

Ngarkesa që ekipi ka marrë gjatë një jave stërvitje ka qenë graduale dhe nuk ka sjellë probleme. Stafi drejtues i bluve ka menduar ta testojë sot skuadrën edhe në një miqësore me Skënderbeun.

Palët kanë rënë dakord që kjo ndeshje të luhet në orën 17:00, në kompleksin “Tropikal”, por duhet parë nëse do të lejohet zhvillimi i saj apo jo. Mungesat e vetme për Dinamon mbeten Ortolani dhe Pontreli, të cilët ndodhen në Itali.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"