Skuadrat angleze për “diktaturë” në grupet e Ligës së Europës, Arsenal e Mou duan kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2020 | 13:43

Skuadrat angleze për “diktaturë” në grupet e Ligës së Europës, Arsenal e Mou duan kreun

Pas fitores 2-1 në fushën e Rapidit, Arsena li do të kërkojë sot një tjetër fitore në 21:00 shtëpi kundër Dundalkut. Irlandezët nuk kanë cilësinë e “Topçinjve” ndaj edhe trajneri Mikel Artet mund të bëjë disa ndryshime në krahasim me kampionatin. Në konferencën e zakonshme për shtyp, tekniku spanjoll deklaroi:

0_GettyImages-1226016379

“Historia e klubit flet për 16 përballje me ekipet irlandeze pa njohur kurrë humbje. Nuk dëshirojmë të regjistrojmë një disfatë historike, por kam fatin që kam shumë lojtarë cilësore e kushdo që do të zbresë në fushë do të bëjë më të mirën. Më në fund është rikthyer edhe “Musti” (Shkondran Mustafi). Ai është një superlojtar të cilin nuk e kam përdorur kurrë.”

KËTU TOTENHEMI – Situatë analoge për Totenhemin e Zhoze Murinjos. Trajneri kërkon reagim nga ekipi pas fitores minimale në kampionat ndaj Bërnleit. “4-0 ndaj LASKut është arkivuar, ndaj nesër (sot) duhet të mendojmë për të fituar një tjetër ndeshje që do të ishte shumë e rëndësishme për planin tonë të kualikfimit.

Kemi fatin që në ekip kemi një kampion si Kejn e megjithëse ndonjëherë nuk luajmë sipas karakteristikave të tij, ai mbetet gjithmonë i jashtëzakonshëm pavarësisht nëse i duhet të veprojë në zonën e rreptësisë apo jashtë saj” – deklaroi trajneri i Totenhemit në konferencën e djeshme për mediat. Kujtojmë se sot në orën 18:55 “Spurs” presin në shtëpi e Antverpit.

LESTER PËR KREUN – Në 18:55 do të zbresë në fushë edhe Lesteri. Pas suksesit “shtëpiak” kundër Zorias, ekipi i drejtuar nga Brendan Roxhers i bën vizitë AEK-ut. Grekët do të kërkojnë revansh pas disfatës portugeze me Bragën, ndërkohë që anglezët nëpërmjet një fitoreje mund të bëjnë të qartë diktaturën e tyre në grupin G.

Arsebak

Për trajnerin Roxher nuk është ende kohë llogarish, teksa në konferencë për shtyp tha: “Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, por është e qartë që një fitore mund të na jepte një shtysë të madhe për kualifikimin. AEK-u nuk është ai që pamë ndaj Bragës, ndaj pres një përballje të ndezur, aq më tepër që ekipet angleze gjithmonë kanë vuajtur në Greqi.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"