Skocezët nuk e lëshojnë, klubi europian “kontakton” për herë të dytë për të marrë Kamberin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 22:35

Skocezët nuk e lëshojnë, klubi europian “kontakton” për herë të dytë për të marrë Kamberin

Klubi polak i Leh Poznanit do t’i paraqesë një ofertë dytë skocezëve të Hibernianit për të marrë sulmuesin e Shqipërisë Florian Kamberi.

florian kamberi

Mediat britanike shkruajnë se klubi i njohur i futbollit polak do të tentojë sërish të bindë homologët skocezë që të kenë mundësi të sigurojnë 24-vjeçarin. Por “Daily Record” raporton se nuk dihet vlera e saktë e ofertës së Leh Poznanit, por gjasat janë që Hibernian të mos pranojë ta shesë që tani futbollistin, të cilit i skadon kontrata me pas 1 viti e gjysmë.

Mësohet se klauzola e prishjes së kontratës së Kamberit me Hibernianin është 2.3 milionë €.

Për Kamberin, i cili pritet së shpejti të debutojë me Shqipërinë ka oferta nga Gjermania, Anglia, Zvicra dhe SHBA-ja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"