Skiatorja shqiptare kryen garën në “slalom gjigant”, ja vendi që zuri në klasifikim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 10:41

Skiatorja shqiptare kryen garën në “slalom gjigant”, ja vendi që zuri në klasifikim

Suela Mëhilli kreu sot garimin e saj në “Slalomin gjigant” në ski për femra, në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në Pjonhçang në Korenë e Jugut. Shqiptarja e mbylli në vendin e 53-të garën, një rezultat më i mirë se ai i Soçit, në vitin 2014, ku u rendit e 60-ta.

suela mehilli skiatore

Dy minuta, 46 sekonda e 57 të qindtat ishte koha e përgjithshme e regjistruar nga skiatorja shqiptare në përfundim të dy raundeve të kësaj gare. Në raundin e parë, Mëhilli e përshkoi pistën me 1 minutë, 24 sekonda e 67 të qindtat, duke u renditur në vendin e 60. Në raundin e dytë, paraqitja e saj ishte edhe më e mirë, teksa ajo e uli me rreth 3 sekonda kohën e raundit të parë, në 1 minutë, 21 sekonda e 9 të dhjetat, për t’u renditur në vendin e 54-t.

Ditën e premte, Suela Mëhilli do të garojë në “Slalom”, garë e cila ishte parashikuar të zhvillohej më 14 shkurt, por që u shty për shkak të erërave të forta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"