Skënderbeu zbret në fushë ditën e sotme, luan miqësore me ekipin e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2020 | 11:25

Skënderbeu zbret në fushë ditën e sotme, luan miqësore me ekipin e Kategorisë së Parë

Trajneri i Turbinës, Marcelo Troisi ka vazhduar dje përgatitjet në kryeqytet, ku grupi i lojtarëve ka qenë i plotë. Sot ai do ta testojë skuadrën në një tjetër ndeshje miqësore me Skënderbeun e Superiores.

Turbina

Kjo ndeshje miqësore është planifikuar të zhvillohet në orën 14:30, në stadiumin “Nexhip Trungu”. Turbina ka luajtur edhe një miqësore tjetër më parë me korçarët në Durrës, ku barazoi pa gola. Pas ndeshjes së sotme, trajneri brazilian mund të vendosë përfundimisht për formacionin, me të cilin skuadra do të paraqitet në kampionat.

Te Turbina ka një konkurrencë të fortë për një vend titullari, pasi në skuadër kanë ardhur shumë futbollistë të rinj, shumë prej tyre nga Brazili. Gjatë kësaj periudhe cërrikasit kanë shfaqur një formë të mirë fizike, pa probleme dëmtimesh, ndaj dhe trajneri Marcelo Troisi është optimist përpara fillimit të sezonit. Turbina synon të zërë një vend në katërshen e parë të Grupit B dhe jo të luftojë për qëndrimin në Kategorinë e Parë.

MARIGLEN MIRAKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"