Skënderbeu vazhdon marshimin, por Luftëtari e bën të vuajë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2017 | 18:51

Skënderbeu vazhdon marshimin, por Luftëtari e bën të vuajë (VIDEO)

Skënderbeu ka mposhtur me rezultatin 2-0 Luftëtarin në shtëpi në ndeshjen e vlefshme për javën e 8 të Kategorisë Superiore. Golat e fitores u shënuan nga Lilaj në minutën e 4-t me penallti dhe Gavazaj në minutën e 80. Duhet përmendur se Luftëtari zhvilloi një ndeshje shumë të mirë duke e vënë jo pak në rrezik Skënderbeun, por gjirokastritët nuk i shfrytëzuan dot rastet e krijuara.

skenderbeu luftetari

Pas këtij takimi, korçarët vazhdojnë kryesimin e renditjes me 22 pikë, 6 më shumë se Kukësi i vendit të dytë që ka një ndeshje më pak. Luftëtari mban vendin e parafundit me 5 pikë, po aq sa Lushnja e vendit të fundit dhe Vllaznia e vendit të 8.

Komenti minutë pas minute

90+3′ Përfundon ndeshja.

85′ Luftëtari kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Abazaj, në fushë Zogaj.

84′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Soue, në fushë Nespor.

81′ Luftëtari kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Lamçja, në fushë Pergjini.

80′ I sapofuturi në fushë, Enis Gavazaj, shënon golin e dytë për Skënderbeun.

79′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Taku, në fushë Gavazaj.

78′ Zguro ndëshkohet me karton të verdhë.

76′ Luftëtari kryen zëvendësimin e parë. Largohet Ramadani, në fushë Brahimaj.

71′ Nimaga tenton me një goditje brenda zonës, por grushton Ruçi.

68′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë. Largohet Osmani, në fushë Nimaga.

67′ Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë.

65′ Vangjeli ndëshkohet me karton të verdhë.

52′ Aliti ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Abazaj bën një goditje mjaft të rrrezikshme nga hyrja e zonës, por Skënderbeun e shpëton shtylla.

46′ Fillon pjesa e dytë. Skënderbeu luan topin e parë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Bregu tenton të futet në qendër nga e majta për të bërë një goditje drejt portës, por Aliti bllokon topin.

35′ Luftëtari po kërkon të reagojë duke dalë disa herë rrezikshëm në sulm, por pa saktësinë e duhur për të shënuar.

26′ Mici fut në zonë një top të rrezikshëm, por Soue nuk arrin dot ta devijojë drejt portës.

15′ Kalojnë në qetësi këto minuta teksa mungojnë rastet e rrezikshme.

4′ Lilaj kalon Skënderbeun në avantazh duke shndërruar në gol penalltinë.

3′ Ruçi ndal në mënyrë të gabuar Xhejmsin brenda zonës dhe arbitri akordon penallti. Karton i verdhë për portierin gjirokastrit.

1’ Fillon ndeshja. Luftëtari luan topin e parë.

SKËNDERBEU – LUFTËTARI 2-0
Lilaj 4′ (11-m), Gavazaj 80′

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Muzaka, Osmani (Nimaga 68′), Lilaj, Taku (Gavazaj 79′), Xhejms, Soue (Nespor 84′)
Trajner: Ilir Daja

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Zeqaj, Beqiri, Zguro, Ramadani (Brahimaj 76′), Rapo, Rroca, Bregu, Abazaj (Zogaj 85′), Lamçja (Pergjini 81′)
Trajner: Hasan Lika

Gjyqtar: Olsid Ferataj

KV: Aliti 52′, Vangjeli 65′ / Ruçi 3′, Ramadani 67′, Zguro 78′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"