Skënderbeu si mace e zezë, Laçit nuk i lejohen gabime ndaj korçarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2021 | 21:25

Skënderbeu si mace e zezë, Laçit nuk i lejohen gabime ndaj korçarëve

Laçi do të presë nesër në shtëpi Skënderbeun në orën 16:00, një kundërshtar që i ka hapur punë skuadrës kurbinase në këtë sezon, pasi i kanë marrë dy barazime në dy fazat e para.

Laci

Rëndon shumë barazimi i fazës së dytë, pasi korçarët morën pikë në transfertë, madje meritonin të merrnin më shumë. Kështu që, skuadra e trajnerit Duro duhet të ketë kujdes, aq më shumë që në javët e fundit të besuarit e trajnerit Migen Memelli kanë bërë një paraqitje mbresëlënëse.

Kujdesi është maksimal te kurbinasit, pasi nga duelet e këtij sezoni, del që Skënderbeu është si mace e zezë për Laçin. Kjo përballje ka shumë rëndësi për të dyja ekipet, pasi Laçi është në garë për titullin kampion, ndërsa korçarët janë përfshirë në betejën e mbijetesës.

Parimisht, Laçit i bën punë vetëm fitorja për të qenë i palëkundur për titullin, ndërsa Skënderbeu mund të ishte i kënaqur edhe me barazimin. Gjithsesi, bardhezinjtë shpresojnë që të bazohen te përballja e fazës së tretë, ku Laçi fitoi 2-0 në Korçë, me gola të Mazrekajt dhe Shehut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"