Skënderbeu njofton datën e grumbullimit: Ata që kanë ikur do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2018 | 23:32

Skënderbeu njofton datën e grumbullimit: Ata që kanë ikur do të…

Ekipi i Skënderbeut ka njoftuar ditën e sotme, se grumbullimi për sezonin e ri do të fillojë më 5 korrik. Ata shprehen se çdo largim i ndodhur te Skënderbeu, do të zëvendësohet denjësisht për vitin e ri, dhe titulli kampion do të jetë sërish objektiv kryesor, si në 8 vitet e fundit. Më poshtë, deklarata e plotë e klubit korçar.

skenderbeu

Pavarësisht vendimit për mospjesmarrje në kompeticionet europiane, klubi vijon normalisht punën për sezonin futbollistik 2018/19.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur zyrtarisht dhe datën e rifillimit të përgatitjeve. Ekipi do të grumbullohet në datën 5 korrik për të nisur zyrtarisht punën për sezonin e ri.

Ju sigurojmë që çdo largim do të zëvëndësohet dënjësisht dhe KF Skënderbeu do të pretendojë ashtu si në 8 vitet e fundit, titullin kampion.

Klubi po punon për forcimin e grupit dhe në ditët në vijim do të zyrtarizojmë trajnerin e ri, përforcimet e para dhe detajet e përgatitjeve për sezonin e ri.

Lutemi që të prisni qetësisht zhvillimet e reja dhe ju premtojmë se ky klub do të mbetet po kaq dinjitoz me objektivin e vetëm, titullin kampion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"