“Skënderbeu me mbrojtje amatore”, legjenda korçare: Drejtuesit nuk patën përkushtim si vitet e kaluara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 19:49

“Skënderbeu me mbrojtje amatore”, legjenda korçare: Drejtuesit nuk patën përkushtim si vitet e kaluara

Forma e Skënderbeut të këtij sezoni nuk është aspak e qëndrueshme, dhe tashmë korçarët pas disa rezultateve jo pozitive, gjenden në zonën e poshtme të renditjes.

xhambazi

Një legjendë korçare, si Dhimitraq Xhambazi, shprehet në një prononcim për “Rtsh” se kjo është pasojë e cilësisë së ekipit, që nuk është si ajo e viteve të fundit, si edhe prej faktit që skuadra u ndërtua vetëm pak para se të niste kampionati.

“Ekipi ka bërë lojëra të shkëlqyera, por edhe shumë të dobëta, prandaj ka një golavarazh negativ, pasi është ndëshkuar. Një gjendje jo e mirë e ekipit të Skënderbeut, sidomos në 2-3 javët e fundit, pasi golat që ka pësuar i ka me një mbrojtje amatore. Jemi mësuar që ekipin ta shohim gjithmonë përpara dhe sulmues, por shohim që ekipi i Skënderbeut në këtë kampionat e në ndeshjet e fundit ka shfaqur një gjendje jo të mirë. Mendoj se nuk është fundi i Skënderbeut, duke parë një ndeshje mjaft të mirë me Kukësin, pavarësisht oshilacioneve dhe pësimit të golave. Vlerësimi apo përkushtimi për ta pasur ekipin në nivelet më të larta nuk ka qenë maksimal, si në vitet e kaluara, pasi skuadra u krijua vetëm në 2-3 javët e fundit” – deklaroi Xhambazi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"