Skënderbeu i plotë ndaj Luftëtarit, gjirokastritët pa dy yjet e sulmit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2018 | 10:30

Skënderbeu i plotë ndaj Luftëtarit, gjirokastritët pa dy yjet e sulmit

Ditën e sotme në orën 17:00 do të luhet sfida e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë Superiore mes Skënderbeut dhe Luftëtarit. Një përballje mjaft interesante që pritet të dhurojë spektakël. E veçanta për Skënderbeun në prag të ndeshjes së sotme ndaj Luftëtarit është se trajneri Ilir Daja, si rrallëherë këtë sezon, e ka grupin thuajse të plotë.

Luftetari-Skenderbeu-470x313

Përveç Bajram Jashanicës, që mungon prej javësh për shkak dëmtimi, të gjithë të tjerët janë në dispozicion të Dajës. Sa i përket formacionit, gjasat janë që Nimaga ose Dita të mbeten jashtë. Trajneri pritet të rreshtojë sërish një skuadër me skemën 4-3-3.

Skenderbeu5

Dilema jo të vogla për trajnerin Hasan Lika rreth formacionit, me disa lojtarë në balotazh. Gjithçka nis nga qendra e mbrojtjes, ku nuk dihet nëse do të luajë Oltion Rrapa apo kapiteni Beqiri. Nga ana tjetër, në luftë për një vend janë edhe Minga me Lamçjen, si dhe Donald Rrapo me Marko Aurelion.

Luftetari

Gjithsesi, Lika nuk ka për të hequr dorë nga moduli 4-2-3-1, teksa sërish gjasat janë që në majën e sulmit ta nisë Kristal Abazaj. Ky i fundit, në varësi të lojës, mund të spostohet si në të djathtë, ashtu edhe në të majtë të ofensivës. Ndërkohë, në portë është rikonfirmuar greku Athanasopulos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"