Skënderbeu dhe Partizani i kanë bërë ofertë, Vllaznia kërkon 100 mijë euro për talentin shkodran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 17:14

Skënderbeu dhe Partizani i kanë bërë ofertë, Vllaznia kërkon 100 mijë euro për talentin shkodran

Drejtuesit e klubit Vllaznia janë të bin dur për të mbajtur mesfushorin Ardit Krymi. Pavarësisht ofertave joshëse që kanë mbërritur në drejtim të lojtarit, drejtuesit mësohet se janë të vendosur për të mos e lënë atë që të largohet në drejtim të klubeve të Superiores. Nga sa mësohet, klubi shkodran ka vendosur edhe vlerën që duhet të paguajë ekipi që dëshiron të marrë shërbimet e mesfushorit.

ardit krymi

Skuadra që do Krymin duhet të derdhë në arkën e klubit një shumë prej 100 mijë eurosh. Ndryshe nga rasti Çinari, prej të cilit Vllaznia përfitoi vetëm 40 mijë euro për transferimin e tij te Partizani, tashmë ka vendosur që të mos e lëshojë këtë  lojtar pa përfituar shumën e caktuar.

Vetë lojtari nga ana e tij nuk e fsheh dëshirën që të jetë pjesë e ekipeve elitare, si Skënderbeu dhe Partizani, të cilët i kanë bërë ofertë lojtarit edhe gjatë periudhës së verës, por ishin drejtuesit e Vllaznisë që penguan transferimin e tij te këto klube. Krymi ka nënshkruar një kontratë për një vit e gjysmë me klubin kuqeblu deri në janar të 2020-ës.

Vllaznia

Drejtuesit parashikojnë që ta kenë futbollistin pjesë të skuadrës edhe në kampionatin e ardhshëm ku Vllaznia pritet të luajë në Superiore. Dhe ata e lëshojnë mesfushorin vetëm nëse klubi që e do, depoziton në arkën e Vllaznisë 100 mijë euro.

EKSPERIENCAT

Klubi Vllaznia nuk ka pasur eksperienca të mira për sa i përket transferimit të lojtarëve të tyre. Me përjashtim të rastit të Çinarit, ku klubi përfitoi një shumë prej 40 mijë eurosh, në gjithë transferimet e tjera klubi Vllaznia nuk ka arritur që të përfitojë më shumë se 10 mijë euro.

VLLAZNIA

Me sa duket, drejtuesit e klubit po kërkojnë që të sjellin në arkat e tij sa më shumë të ardhura, pikërisht nga lojtarët e tyre më të mirë. Po ashtu strategjia e drejtuesve do të vlejë edhe për lojtarët e rinj, të cilët dalin nga akademia Vllaznia. Ndërkaq, skuadra po vazhdon të stërvitet për ndeshjen e javës së ardhshme.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"