Skautë kroatë për Redon Xhixhën, Qefalija në fushë pas 138 ditësh/ Ja pikantet e duelit Laçi-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2023 | 21:20

Skautë kroatë për Redon Xhixhën, Qefalija në fushë pas 138 ditësh/ Ja pikantet e duelit Laçi-Tirana

-Tifozë të shumtë ishin të pranishëm në sfidën mes Laçit dhe Tiranës. Rreth 1000 të pranishëm ishin në Kurbin, ndërsa një pjesë e tifozëve ishin nga kryeqyteti.

xhixha

-Albano Aleksi çahet në fytyrë dhe për tre minuta ndalet loja. Lojtari i gjakosur kurohet nga stafi mjekësor dhe më pas kthehet në fushën e lojës.

– Klevi Qefalija kthehet të luajë si titullar në një ndeshje kampionati pas traumës që pësoi në sfidën me Egnatian më 28 gusht 2022. Jashtë fushe janë plot 138 ditë.

Qefalija

– Visar Bekaj dëmton Bruno Lulajn në minutën e 85-të pas një grushtimi në zonë. Duhet ndërhyrja e stafit mjekësor për të stabilizuar gjendjen e lojtarit.

-Për disa minuta takimi nuk transmetohet nga RTSH-ja dhe transmetuesi ekskluziv, pasi ikën sinjali. Vetëm pas minutës së 75-të.

– Sherif Kallaku nuk ishte fare në stolin e rezervave. Lojtari nuk ishte larguar ende zyrtarisht nga Tirana, por skuadra nuk e kishte përfshirë fare në listën e sfidës me kurbinasit.

– Në stadium ishin të pranishëm edhe disa skautë kroatë, të cilët ishin të interesuar për të parë performancën e Redon Xhixhës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"