Skaneri i skuadrës së Atalantës, forca e “Dea” është… Italia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 12:45

Skaneri i skuadrës së Atalantës, forca e “Dea” është… Italia

Liverpuli peshkoi një nga kundërshtarët më të vështirë në çerekfinalet e Ligës së Europës, ndërsa sonte në “Anfield” do të luajnë sfidën e parë përpara se të nisen për në Itali për të luajtur ndeshjen e dytë në “Stadio di Bergamo”, më 18 prill.

gasperini

Menjëherë pas hedhjes së shortit, trajneri Jyrgen Klop parashikoi se do të ishte “e ndërlikuar” dhe “shumë interesante” dueli me skuadrën e Gasperinit. “Ne kemi luajtur atje më parë”, tha trajneri i Liverpulit menjëherë pasi u zbulua shorti i marsit për katër duelet çerekfinale. “Tani nuk është se i kam parë që atëherë 500 herë, por gjithsesi është i njëjti menaxher, jam i sigurt se kanë një strukturë të ngjashme, që do të thotë të pakëndshme për të luajtur kundër dhe shumë mirë të organizuar. Por është një çerekfinale, nuk e prisja. Megjithatë, duke parë kundërshtarët e mbetur në lojë nuk ka ndonjë rival të lehtë”.

FORMA E FUNDIT “Dea” e bën udhëtimin në Mersejsajd, pas një humbjeje 2- 1 jashtë në Kaljari në kampionat të dielën e kaluar, e dyta radhazi pasi më parë humbi 1-0 me Fiorentinën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Ata renditen në vendin e gjashtë në Serie A, me tetë ndeshje të mbetura për të luajtur në sezonin 2023-2024. Atalanta ka qenë veçanërisht e fortë në ndeshjet në shtëpi deri më tani këtë sezon, duke fituar 14 nga 19 ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë nëntë nga 10 të fundit. Teun Kopmainers është golashënuesi më i mirë aktual i ekipit me 13 gola, ndërsa Xhanluka Skamaka ka siguruar 11 gola dhe Çarles De Ketelare 10. Aleksi Mirançuk është asistuesi i tyre kryesor me 11 gola.

SI ARRITËN KËTU Atalanta ishte e pamposhtur në fazën e grupeve të Ligës së Europës të këtij sezoni, duke fituar katër dhe duke barazuar dy, për të përfunduar përpara Sportingut të Lisbonës, Shturmit të Gracit dhe Rakovit. Ata u ribashkuan në 1/8-at sërish me Sportingun dhe ndeshja ishte në ekuilibër pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Portugali. Por ishte Atalanta ajo që avancoi falë një fitoreje 2- 1 në Itali, ndeshje të cilën ata e përmbysën pas disavantazhit të pjesës së parë.

TRAJNERI Xhan Piero Gasperini u emërua në stolin e Atalantës para fillimit të sezonit 2016-17. Ai ishte menjëherë një sukses, ndërsa u rendit me skuadrën në vendin e katërt dhe siguroi kualifikimin për Ligën e Europës, pas një mungese 26-vjeçare nga kompeticionet europiane. Në 2018-19, Gasperini siguroi pozicionin më të mirë të klubit në historinë e Serisë A, me vendin e tretë, i cili solli kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve për herë të parë në historinë e tyre. Ata shkuan gjithashtu në finalen e Kupës së Italisë. Skuadra nga Bergamo ruajti vendin e tretë në secilin nga dy sezonet që pasuan, arriti në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve në vitin 2020 dhe u mund përsëri nga finalistët e kupës në 2021. Gasperini është shpallur dy herë “Trajneri i Vitit” në Serinë A gjatë, në 2019 dhe 2020. Ndërkohë, ai po i afrohet 400 ndeshjeve dhe 200 fitoreve me klubin. Ai zakonisht përdor një sistem loje me tre mbrojtës, një mesfushë me katër dhe një skemë fleksibël të tre lojtarëve sulmues.

FYTYRA TË NJOHURA Skuadra e Atalanttës përmban disa lojtarë me përvojë në futbollin anglez, duke përfshirë ishsulmuesin e Uest Hemit, Skamaka. Në radhë janë gjithashtu ish-mbrojtësi i majtë i Arsenalit, Sead Kolashinac, Davide Zapakosta, dikur i Çelsit, mesfushori Marten de Ron, më parë me Midëllsbroun si dhe ish-sulmuesi i Evertonit, Fulhamit dhe Lestërit, Ademola Lukmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"