Skandali me Mamurrasin/ Disiplina nuk e përjashton, FSHF shkel rregulloren për vota

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2017 | 22:59

Skandali me Mamurrasin/ Disiplina nuk e përjashton, FSHF shkel rregulloren për vota

Ethet e zgjedhjeve për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, që do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm, kanë nisur të ndihen që tani. Madje, llogaritja e votave po bëhet me imtësinë më të madhe. Kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë si rivalë të presidentit aktual, Armand Duka.

Duka FSHF

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe aktualisht deputet i PS-së, Bashkim Fino, është një prej tyre. Por, duket se fushata e kreut aktual, Armand Duka, ka nisur prej muajsh. Gjithçka nisi me përfshirjen e dy skuadrave në kampionatin e Kategorisë së Dytë për këtë sezon duke shkelur rregulloren.

idrizi-dhe-fino

Skrapari dhe Kevitani u futën në garë, në një kohë që nuk u takonte, ndërsa Federata vendosi të ndryshonte sipas qejfit formatin e një kampionati. E gjitha në formën e një nderi nga ana e FSHF-së, në një kohë që këto klube kanë nga një votë në zgjedhjet e marsit të ardhshëm.

Një tjetër skandal po gatuhet në zyrat e Federatës. Bëhet fjalë për Mamurrasin, skuadrën që, pas gjashtë javëve të para të kampionatit, ka luajtur vetëm dy. Mamurrsakët luajtën në dy sfidat e para dhe, më pas, vetë presidenti Ded Ndreca deklaroi se do të shkrinte skuadrën.

ded ndreca

Dhe në katër takimet e fundit, ekipi nuk është paraqitur në ndeshje. Komisioni i Disiplinës e ka dënuar me humbjen e takimeve në tavolinë dhe vetëm në sfidën e fundit i ka hequr edhe tri pikë nga klasifikimi. Në një kohë që pas katër takimesh, skuadra duhej të ishte përjashtuar, ashtu siç ka ndodhur në rastet e tjera.

logo_fshf_28_shtator

Por, në Federatë po bëjnë gjithçka për ta mbajtur ekipin në garë, duke qenë se klubi ka të drejtën e një vote në zgjedhjet e ardhshme për president. Prej kohësh, në Federatë rregulloret kanë kaluar në plan të dytë, ndërsa ajo që u intereson është vetëm llogaritja e votave. Gara duket se do të jetë e ashpër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"