Skandali “me drita të kuqe”, Sauthgejt: Sa naivë u treguan! Nuk pata zgjidhje tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2020 | 19:35

Skandali “me drita të kuqe”, Sauthgejt: Sa naivë u treguan! Nuk pata zgjidhje tjetër

Federata Angleze e Futbollit po heton burimet e organeve informative islandeze dhe angleze lidhur me “stuhinë” që goditi ditën e djeshme dy lojtarët e kombëtares së “Tre Luanëve”, Grinud dhe Foden. Situatë e përsëritur edhe nga vetë trajneri i përfaqësueses Garet Sauthgejt:

23590315-25806365

“Për fat të keq këtë mëngjes më njoftuan që dy djemtë kanë thyer rregullat antiinfektim”, ka shpjeguar në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Danimarkën.

“U detyruam të vendosnim për largimin e tyre në mënyrë shumë të shpejtë në mënyrë që të mos kishin kontakt me shokët e skuadrës. Duke konsideruar procedurat që duhet të ndjekim tani, duhet të rikthehen në Angli të ndarë nga pjesa tjetër e grupit”. Sauthgejt më pas ka mohuar lajmet e qarkulluara në një moment të parë nga mediat, sipas të cilave dy lojtarët kishin ftuar vajzat edhe në selinë e grumbullimit: “Nuk ka ndodhur asgjë në zonat e hotelit të zotëruara nga ne”, ka saktësuar. “Nuk do të hyj në detaje deri kur çështja të jetë e qartë. Megjithatë askush, përveç nesh, nuk ndodhej në brendësi të strukturës”.

“NAIVË” – Grinud dhe Foden, përkatësisht 18 dhe 20 vjeç, kishin debutuar me kombëtaren e madhe pikërisht të shtunën kundër Islandës. Për ata nuk parashikohet një shans i dytë, tani shpejt: “Ajo që ka ndodhur është diçka e rëndë, u treguan naivë”, ka vijuar Sauthgejt. “Na u desh aq shumë kohë për të vendosur së bashku masat e nevojshme për parandalimin e çdo lloj infektimi. E gjithë skuadra i ka ndjekur me përpikmëri.

Stafi u tregua i jashtëzakonshëm në mbajtjen e sigurisë përreth nesh. Nuk kemi alternativa të tjera veçse t’i dërgojmë në shtëpi. E gjithë bota po përballet me këtë pandemi dhe çdo fashë moshe ka përgjegjësi të ruajë sigurinë”. Nuk kanë munguar as komentet e klubeve përkatëse. Mançester Junajtid dhe Siti konfirmuan se ndihen të zhgënjyer nga sjellja e Grinud e Foden dhe tani do të presin të kuptojnë nëse lojtarët do duhet të ndjekin një karantinë 14-ditore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"