Skandal tjetër në Premier Ligë, dy futbollistë dyshohen për agresion seksual

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 9:08

Skandal tjetër në Premier Ligë, dy futbollistë dyshohen për agresion seksual

Një skandal i ri kërcënon të pushtojë Premier Ligën, pas atij që përfshiu Mejzon Grinvud dy vjet më parë. Dy futbollistë të Premier League, divizionit më të lartë të futbollit anglez, të dy 19-vjeçarë dhe që i përkasin të njëjtit klub, kanë përfunduar para drejtësisë britanike për agresione seksuale.

premierleague-hero-new

 

Siç raportohet nga e përditshmja “Daily Mail”, të dy lojtarët u arrestuan fundjavën e kaluar dhe u sollën para drejtësisë, por u liruan me kusht. Identiteti i dy lojtarëve nuk është bërë i ditur.

Sipas informacioneve, dhunimi ka ndodhur mbrëmjen e së premtes; njëri nga të dyshuarit është ndaluar nga policia direkt në stadium dhe e ka kaluar natën në stacionin policor, ku është marrë në pyetje nga policia. Lojtari tjetër u arrestua të nesërmen dhe më pas u mor në pyetje nga oficerët me akuzën e përdhunimit. Hetimet vazhdojnë, ndërkohë që emrat e dy lojtarëve mbahen ende secret.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"