Skandal në Rusi, klubi kryeqytetas anulon blerjen për arsye raciste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 15:30

Skandal në Rusi, klubi kryeqytetas anulon blerjen për arsye raciste

Klubi rus i Torpedo Moska ka bërë një blerje të cilën shumë shpejt e anuluan. Megjithëse në Rusi u la një shije e mirë nga Botërori, duket se shkak për këtë anulim u bë pikërisht racizmi.

rusi-2

Lojtari i blerë Ervin Botaka është me origjinë kongoleze por ka lindur në Moskë dhe është federuar nga klubi Torpedo Moska. Ishin tifozët ultras të ekipit ata që e detyruan klubin që të mos e marrë lojtarin. “Duam vetëm të bardhë në skuadër” janë shprehur tifogrupi Zapad-5”.

torpedo-mosca

Fakti që ai është lojtar më ngjyrë është kundërshtuar kategorikisht nga tifozët dhe kjo ka çuar klubin rus në këtë vendim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"