Skandal në Bundesligën gjermane/ Futbollisti i kryesuesve të kampionatit rrezikon burgun, ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2020 | 19:34

Skandal në Bundesligën gjermane/ Futbollisti i kryesuesve të kampionatit rrezikon burgun, ja arsyeja

Futbollisti i skuadrës së Lajpcigut, Stefan Ilsanker rrezikon të përfundojë prapa hekurave të burgur. Akuza e ngritur ndaj tij është vërtet e rëndë dhe nëse do të vërtetohet atëherë do të ishte një goditje e rëndë për austriakun.

regular-16-9

Një grua ka denoncuar në polici mesfushorin 30-vjeçar duke pretenduar se është përdhunuar prej tij më 4 janar të këtij viti. Ilsanker nuk është prononcuar për momentin, ndërsa mediat gjermane aludojnë se ai rrezikon burgun nëse çdo gjë do të konfirmohej.

46-152675940

Gjithashtu mesfushori rrezikon vendin në kombëtaren e Austrisë, por edhe përjashtimin nga Lajpcigu që kryeson Bundesligën momentalisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"