SKANDAL/ “Nazist i ndyrë”, skuadra e Rei Manajt braktis ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 23:44

SKANDAL/ “Nazist i ndyrë”, skuadra e Rei Manajt braktis ndeshjen

Ndeshja e kampionatit spanjoll të kategorisë së dytë midis Rajo Vajekanos dhe Albasetes është braktisur për shkak të koreve ofenduese ndaj futbollistit të Albasetes Roman Zozila.

zozila

Tifozët e Rajos kanë thirrur në kor “Nazist i ndyrë”. Duke parë situatën e krijuar, arbitri i ndeshjes i kërkoi lojtarëve të Rajo Vajekanos të qetësonin tifozët. Pas pushimit të pjesës së parë, lojtarët e Albasetes janë irrituar me sjelljen e tifozëve vendas ndaj lojtarit të tyre dhe kanë kërkuar të ndërpritet takimi.

Fansat e Rajos kanë vazhduar të tallen me 30-vjeçarin ukrainas duke i kushtuar këngë “Zozila, po bëjmë shaka”.

Zozila ka krijuar në Ukrainë një fondacion vullnetar që furnizon me ushqime ushtrinë ukrainase në Donbas për të mposhtur separatistët dhe milicinë ruse. Ai është nderuar nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"