Skandal me arbitrat, Kukësi-Flamurtari gjykohet nga i afërmi i drejtorit të verilindorëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2018 | 22:07

Skandal me arbitrat, Kukësi-Flamurtari gjykohet nga i afërmi i drejtorit të verilindorëve

FSHF ka bërë të ditur arbitrat për 2 takimet e nesërme që do të luhen në kuadër të javës së 11-të të Superiores. Kështu në takimin e Kamzës, mes Kukësit dhe Flamurtarit kryesor do të jetë Blerim Ziri.

arbitrat

Ky i fundit është kontestuar gjatë nga gjirokastritët në ndeshjen e vitit të kaluar Luftëtari-Teuta 2-3. Ziri u bë protagonist në 2 gola të durrësakëve, 1 penallti e dhënë pas një dueli normal mes mbrojtësve dhe 1 faull, të dyja të shndërruara në gol nga Dediç. Pas këtij takimi, që përkonte me javën e 10-të, kryesori nuk arbitroi më në Superiore atë vit. Kujtojmë se Ziri ka vendosur drejtësi këtë vit në ndeshjen Kukësi-Kamza (1-0), por pa bër gabime.

Megjithatë nuk mbaron me kaq. Blerim Ziri është i afërm i Ramadan Ndreut, drejtorit të menaxhimit te Kukësi. Flamurtarit i lind e drejta për të pasur pretendime për sa i përket këtij fakti.

Ndërkohë në takimin tjetër Teuta-Tirana, të po së njëjtës orë, 14:00, kryesor do të jetë Klajdi Kola. Kujtojmë se FSHF ka vendosur që në ndeshjen mes durrsakëve dhe bardhebluve të ketë 6 arbitra. Më poshtë pasqyra e plotë:

Kukësi-Flamurtari

Kryesor:Blerim Ziri
Asistent:Endrit Veseli
Asistent:Erind burgu
Arbitër i katërt: Orlando Kuka

Teuta-Tirana

Kryesor:Klajdi Kola
Asistent:Rejdi Avdo
Asistent:Enea Pashaj
Arbitër i katërt:Ilir Tartari
Arbitra pas porte: Kridens Meta, Emirion Sino

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"