“S’kam ndërmend të tërhiqem”, Bartomeu flet pas peticionit dhe për Mesin: Nuk do të konfliktohem me të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 21:06

“S’kam ndërmend të tërhiqem”, Bartomeu flet pas peticionit dhe për Mesin: Nuk do të konfliktohem me të

Presidenti i Barcelonës Hoze Maria Bartomeu nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen pas grumbullimit të më shumë se 20 mijë firmave për mbajtjen e mocionit të mosbesimit ndaj tij.
Josep Maria Bartomeu

Për televizionin katalanas “TV3”, numri 1 i Barcelonës u shpreh se nuk do të tërhiqet nga funksioni.

“Askush nuk po mendon të heqë dorë. Numri i firmave ka habitur dhe vetë promovuesit e mocionit të mosbesimit. Bordi i klubit do të vazhdojë punën për të ndërtuar një ekip sa më konkurues”, deklaroi Bartomeu.
mesi

Bartoemu foli dhe për Lionel Mesin, me të cilin pati një konflikt të madh gjatë verës teksa kapiteni i Barcelonës kërcënoi se do të largohej, por vendosi të qëndronte deri në përfundim të sezonit të ri.

“Nuk do të konfliktohem me të. Këto janë gjëra që diskutohen në rrugë private. Duhet të mundësojmë qëndrimin e Mesit te Barcelona. Ai është kapiteni ynë dhe lideri jonë. E kemi parë se si është përgjigjur në fushë dhe çështja është zgjidhur përfundimisht”, përfundoi presidenti Barcelonës Hoze Maria Bartomeu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"