Situata te Tirana, sulmi i kampionëve është në alarm total

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2022 | 16:40

Situata te Tirana, sulmi i kampionëve është në alarm total

Tirana ka luajtur ndaj Erzenit në Shijak, por konkluzioni i stafit është që bardheblutë janë në alarm. Më saktë janë në alarm për repartin e sulmit. Me De Silvën që nuk jep shpresa dhe Seferin që mendohet të ikë, Shehi është futur në dilema shumë të mëdha për këtë repart.

Tirana

Duhet ta ndërtojë nga e para, por nuk është e thjeshtë. Sipas planit dhe pa Seferin do të luhet me Bekajn në portë. Mbrojtja me Toshevskin, Najdovskin, Behiratçen e Ismajlgecin.

Mesfusha ka Hilën, por edhe Aleksin e Qefalijën. Sulmi me Hasanin, Gjumsin dhe Xhixhën. Gjithsesi, Xhixha e ka të vështirë që të bëjë qendërsulmuesin, duke iu përshtatur këtij roli në kaq pak kohë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"