Siti e kërkon si ndihmës për Guardiolën legjendën e klubit, por refuzohet menjëherë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2020 | 10:51

Siti e kërkon si ndihmës për Guardiolën legjendën e klubit, por refuzohet menjëherë

Mançester Siti ka diskutuar me ish-kapitenin Vinsent Kompani, që të rikthehej këtë verë në “Etihad”, në rolin e ndihmësit të trajnerit Pep Guardiola, por qendërmbrojtësi nuk ka pranuar, duke preferuar që të qëndrojë tek Anderlehti.vinsent kompani

34-vjeçari u largua nga “Qytetarët” verën e shkuar, pasi ngriti trofeun e katërt të Premier Ligës si kapiten. Ai u rikthye në Belgjikë tek ish-klubi i tij i Anderlehtit me rolin e lojtarit dhe trajnerit. Ai ka një kontratë deri në vitin 2022 me kryeqytetasit, e cila mund të shtyhet përtej kësaj date.

Guardiola e kishte menduar për t’i ofruar rolin e asistentit të tij, vend që ka mbetur bosh pas largimit të Mikel Artetës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"