Siguruan mbijetesën në ndeshjet e fundit, klubit të Kategorisë së Parë i largohen 5 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 11:15

Siguruan mbijetesën në ndeshjet e fundit, klubit të Kategorisë së Parë i largohen 5 lojtarë

Teksa Turbina po pushon pas qëndrimit në të Parën, 5 lojtarë kanë mbyllur aventurën në Cërrik, pasi u kishte përfunduar kontrata me klubin. Bëhet fjalë për portierin e dytë Klajdi Hasanaj, mbrojtësit Klaudio Rexhepi dhe Igli Doko, si dhe mesfushorët Tahir Vata dhe Aldo Vodo.

TURBINA

Pa mbaruar kampionati janë larguar edhe mbrojtësit Xhulio Jaupi dhe Met MekNamara, mesfushori Mergent Sulmataj dhe sulmuesi Gabriel Molter. Pritet të bëjë të njëjtën gjë edhe braziliani tjetër, Uanderson Santiago, të cilit klubi i ka prerë biletën e kthimit në Brazil.

Të sigurt duket se e kanë qëndrimin te Turbina portieri Laroshi, mbrojtësit Bajrami dhe Zaimi, mesfushorët Koldashi, Levendi dhe Xhelili, si dhe sulmuesi Peqini. Këta lojtarë do të jenë boshti i skuadrës cërrikase kampionatin tjetër, ndërsa për përforcimet duhet pritur. Drejtuesit e klubit cërrikas po shohin mundësitë për afrimin e elementëve cilësorë në skuadër.

Mariglen Miraka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"