Siguruan elitën, tek Kastrioti presin konfirmimin e Nikës për të filluar merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2018 | 18:50

Siguruan elitën, tek Kastrioti presin konfirmimin e Nikës për të filluar merkaton

Te Kastrioti i kanë hyrë punës dhe po mendojnë seriozisht për sezonin e ri, ku si fillim do të diskutohet për trajnerin dhe i pari që është në listë është tekniku Nikaj, të cilit krutanët janë në gatishmëri që t’i japin mundësinë e rinovimit për drejtimin e skuadrës edhe në Superiore.

samuel nikaj

Të dy palët ende nuk i kanë shpalosur kushtet e tyre dhe në takimin që pritet të zhvillohet pas disa ditësh do të diskutohet rreth detajeve të kontratës së re. Pa u zyrtarizuar trajneri, drejtuesit nuk mund të bëjnë ndërhyrje në skuadër, megjithëse kanë filluar që të nisin negociata me disa futbollistë që luajnë në ekipet kryesore në elitën e futbollit tonë dhe pritet që të zyrtarizohet tekniku për të marrë edhe miratimin e tij. Sakaq, jo vetëm për afrime, por drejtuesit e Kastriotit po mendojnë edhe për pjesën aktuale të skuadrës, pasi janë edhe disa futbollistë që do të qëndrojnë nga skuadra aktuale dhe do të përzgjidhen për të qëndruar në sezonin e ri.

OFERTAT – Nuk kanë munguar as ofertat nga disa nga skuadrat që synojnë të jenë pretendentë në sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, skuadra të cilat kanë “pikasur” disa nga futbollistët e krutanëve. Drejtuesit do të shqyrtojnë këto oferta dhe, bashkangjitur me planin e tyre për të ardhmen, pritet që të vendosin në ditët në vijim. Liridon Pasha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"