Shuhen shpresat e Tiranës për “yllin” afrikan, Gor Mahia kërkon dyfishin e çmimit të Merveilit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 15:10

Shuhen shpresat e Tiranës për “yllin” afrikan, Gor Mahia kërkon dyfishin e çmimit të Merveilit

Gor Mahia nuk ka në plan që ta lërë të lirë “yllin” e skuadrës. Ata janë të vendosur: Kenet Muguna nuk do t’i bashkohet Tiranës. Dhe, për t’ua bërë akoma më të vështirë bardhebluve, kanë vendosur çmim për kartonin e tij. Jo pak, por 835 mijë euro duhet që të paguajë klubi kryeqytetas.

ze maria muguna

Një shumë e çmendur, që 24 herë kampionët e vendit nuk kanë në plan që t’i nxjerrin nga “arkat”. Në kësi kushtesh, duket se edhe marrëveshja po shkon drejt së pamundurës. Edhe pse vetë mesfushori ka depozituar një shkresë zyrtare në klubin kenian, kur kërkon “divorcin” e parakohshëm, shanset që ai të vijë në Shqipëri po shkojnë drejt shuarjes. Ai madje ka kërkuar edhe mirëkuptimin e tifozëve, ndërsa ka evidentuar që Tiranën e sheh si një mundësi për t’u transferuar në arenën europiane.

Fill pas deklaratës së numrit 10 të Gor Mahias, ka reaguar Dilan Kerr. Trajneri shprehimisht për “Nation Sports” ka thënë: “Nëse ata janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë shilinga (që në euro konvertohen me 830 mijë euro), atëherë ne nuk kemi asnjë problem lirimin e lojtarit”. Kujtojmë që për këtë lojtar insiston vetë Ze Maria, i cili u ka thënë drejtuesit se Muguna është pasardhësi perfekt i Merveilit, i cili u shit te Getafe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"