Shtyhet rikthimi i Kumbullës në fushë me Romën. Situata nuk është serioze, ja çfarë e pengon mbrojtësin e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2024 | 16:13

Shtyhet rikthimi i Kumbullës në fushë me Romën. Situata nuk është serioze, ja çfarë e pengon mbrojtësin e Kombëtares

Shtyhet rikthimi i Marash Kumbullës. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pritet që të grumbullohej për ndeshjen e nesërme në Seria A, ku Roma pret Atalantën. Sipas asaj që raportohet nga “Il Tempo”, mbrojtësi ka një ngurtësim të aduktorit, i cili po ngadalëson fazën e tij të fundit të rikuperimit.

kumbulla

Sipas këtij raportimi nuk ka asgjë shumë serioze, por për t’u kthyer plotësisht duhet të presim edhe disa ditë më shumë që Marash Kumbulla t’i japë fund rikuperimit të gjatë nga dëmtimi.

Rikthimi në fushë i mbrojtësit mund të jetë një sinjal i mirë edhe për trajnerin e Kombëtares, Silvinjon, pasi nëse gjërat shkojnë mbarë, Kumbulla ka gjithë kohën e duhur për të kapur formën për Kampionatin Europian që starton në qershor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"