Shtubina kthehet si mbrojtës i djathtë, Zhunior “pykë”. Ja si pritet të rreshtohet Vllaznia ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 15:31

Shtubina kthehet si mbrojtës i djathtë, Zhunior “pykë”. Ja si pritet të rreshtohet Vllaznia ndaj Partizanit

Vllaznia u jep dorën e fundit përgatitjeve anti-Partizan. Me një seancë që zgjati më shumë se një orë, Mirsad Jonuz dha porositë finale para këtij 90-minutëshi. Tre lojtarë të padisponueshëm e kanë limituar jo pak stafin teknik në hartimin e formacionit. E megjithatë, zgjidhja i është gjetur shumë shpejt.

vllaznia-3-770x470

Porta për të tretën ndeshje radhazi i takon Andreja Efremovit. Në mbrojtje ka ndryshime, si pasojë e mungesës së Markut. Djathtas do të përshtatet Shtubina, ndërsa majtas do të zhvendoset Gligorov. Për të kompletuar prapavijën, qendra mbetet e dyshes Adili-Malota.

Në qendër të mesfushës është Hygor, ndërsa në krahë do të ketë Gurishtën dhe Krymin. Golat priten prej Zhuniorit, i cili do të ketë edhe ndihmën e Likës dhe Sidorenkos. Me skemën 4-3-3, pritet që shkodranët të zbresin në fushë.

Formacioni i mundshem Vllaznia

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"