Shqipëria U21/ Telashe për kuqezinjtë, 2 futbollistë braktisin grumbullimin për shkak dëmtimi. Bushi thërret lojtarin e Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2021 | 19:45

Shqipëria U21/ Telashe për kuqezinjtë, 2 futbollistë braktisin grumbullimin për shkak dëmtimi. Bushi thërret lojtarin e Teutës

Ditëm e sotme janë bërë të ditur të tjera ndryshime në listën e futbollistëve të grumbulluar duke lënë jashtë dy futbollistë për shkak dëmtimi.

celh

Ramën Çepele dhe Jurgen Çelhaka kanë braktisur grumbullimin pas problemeve fizike. Të dy lojtarët nuk kanë qenë në gjendjen e tyre më të mirë, teksa stafi mjekësor ka vendosur të mos rrezikojë duke mos i grumbulluar për dy sfidat e ardhshme ndaj Andorrës dhe Bullgarisë.

Në këto kushte, tekniku Alban Bushi ka thirrur në ekip futbollistin e Tetuës, Ledio Beqja i cili i është bashkuar Shpresave që prej ditës së sotme.

Shpresat e 21 vjeçarëve do të luajë ndeshjen e parë eliminatore të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian në transfertë ndaj Andorras më 4 qershor ndërsa katër ditë më vonë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në trasnfertë ndaj Bullgarisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"