Shqipëria U-21 sfidon sot Çekinë/ Në kërkim të fitores së dytë në grup, Muçi dhe Mitaj janë “armët” plus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2021 | 14:31

Shqipëria U-21 sfidon sot Çekinë/ Në kërkim të fitores së dytë në grup, Muçi dhe Mitaj janë “armët” plus

Kombëtarja Shpresa luan sot ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin G eliminator për kualifikueset e Europianit 2023. Në orën 18:00, të besuarit e Alban Bushit do të zbresin në fushë në stadiumin “Strelecki Ostrov” të qytetit Ceske Budejovice.

u21

Kuqezinjtë vijnë në këtë ndeshje të dytë pas fitores 3-0 në Andorrë, ndërsa kanë mbërritur në Çeki dy ditë para. Skuadrës i janë bashkuar edhe dy futbollistët e grumbulluar me Kombëtaren A, pikërisht sulmuesi Ernest Muçi dhe mbrojtësi i majtë, Mario Mitaj.

Pasi u përgatit disa ditë në Elbasan dhe gjithashtu zhvilloi një ndeshje testuese me Akademinë e Futbollit U-19, Shqipëria U-21 kreu dje stërvitjen e fundit në stadiumin ku do të luhet ndeshja ndaj Çekisë.

Për Bushin të gjithë lojtarët janë në dispozicion dhe sot trajneri do të ketë luksin e përzgjedhjes, duke shtuar këtu edhe faktin që ardhja e Muçit dhe Mitajt ka shtuar rivalitetin për një vend në formacion.

Në provën gjenerale që kuqezinjtë zhvilluan në Shqipëri përpara nisjes, shkëlqyen Karrica e Marinaj, të cilët realizuan nga një dygolësh secili, por gjithashtu Çoba në fitoren 5-0 ndaj Akademisë.

Gjasat janë që sot formacioni i Shqipërisë të jetë ky: Molla në portë, Marku në krahun e djathtë të mbrojtjes, Selmani dhe Pëllumbi në qendër, si dhe Mitaj në të majtë.

Në mesfushë do të luajnë Çelhaka, Lakti, Ismajlgeci dhe Karrica, ndërsa në sulm do të jenë Muçi dhe Çoba. Mungesa e vetme për U-21 është mesfushori Armando Dobra.

KOM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"