Shqipëria sukses historik në Botërorin e MMA, fiton dy medalje të argjendta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2017 | 20:18

Shqipëria sukses historik në Botërorin e MMA, fiton dy medalje të argjendta

Botërori i MMA, i cili u zhvillua gjatë këtyre ditëve në Bahrein, ka përfunduar dje. Vendi ynë u përfaqësua me dy sportistë, Ermal Hadribeaj dhe Florian Doskja, ndërsa prezent si mbështetës ishte dhe legjenda shqiptare e UFC, Ilir Latifi. Himni kombëtar në këtë botëror është kënduar dy herë, sepse ekipi ynë e mbylli në vendin e tretë duke pasur dy vende në podium.

boterori mma

Një arritje e jashtëzakonshme kjo, duke pasur parasysh ardhjen deri këtu, në një konkurrencë me sportistët kundërshtarë nga më të mirët në vendet e tyre. Shqipëria ka dalë nga ky Botëror me 6 ndeshje të fituara, por është ndalur në dy ndeshjet finale. Heroi i ekipit tonë ishte Ermal Hadribeaj, i cili zhvilloi 4 ndeshje në 4 ditë me një dorë, pas dëmtimit të tij në ndeshjen e parë, duke marrë vendin e tretë. Ai si një luftëtar i vërtet “fshehu” dëmtimin e dorës dhe këmbënguli që t’i zhvillonte ndeshjet deri në fund.

Kështu në ndeshjen finale ndaj amerikanit, edhe pse arriti të rezistonte tre raunde, duke qenë se kishte thyer gishtin e madh të dorës së djathtë, nuk mundi që ta mposhte sportistin amerikan. Ndërsa sportisti tjetër, Florian Doskja, një luftëtar i jashtëzakonshëm, bëri gjithçka që të fitonte, por dita e djeshme nuk qe me fat. Edhe pse u ndesh me sportistin që përfaqësonte Bahreinin nga Dagistani, ai nuk u dorëzua deri në fund të ndeshjes, duke treguar një shpirt të lartë luftarak, por në fund e humbi. Ndërkohë që pas kthimit në Shqipëri luftëtari i arteve marciale në MMA, Ermal Hadribeaj, do t’i nënshtrohet një operacioni të gishtit. Ai ka marrë ndihmën e parë atje në Bahrein dhe sot do të kthehen në atdhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"