“Shpërdorojmë, por rëndësi kanë pikët”/ Trajneri i A.F Luftëtarit: Fitorja e radhës është detyrë shtëpie

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2022 | 19:29

“Shpërdorojmë, por rëndësi kanë pikët”/ Trajneri i A.F Luftëtarit: Fitorja e radhës është detyrë shtëpie

Af Luftëtari ka hedhur pas krahëve fitoren në Memaliaj dhe është përqendruar tek Albpetroli. Misioni është vetëm një: fitorja. Këtë e thotë edhe trajneri Arben Çoni.

arben-coni-e1563365259118

“Në Memaliaj shkuam për rezultat pozitiv dhe ia dolëm. Shënojmë, por edhe shpërdorojmë. E rëndësishme është se dimë të dalim para portave kundërshtare. Golat do të vijnë. Të rëndësishme janë pikët. Tashmë jemi të fokusuar tek Albpetroli. Këto ditë kemi se çfarë të korrigjojmë, pasi duhet të përmirësohemi më shumë. Fitorja e radhës është detyrë shtëpie”, tha Çoni.

Bluzinjve u kthehet mbrojtësi Glauber këtë javë, pasi ka ezauruar skualifikimin. E megjithatë, mungon Sena, që u pezullua me 5 javë.

TOMOR SHEHU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"