Shorti i grupeve të Ligës së Europës/ Legia e Muçit dhe Çelhakës, “peshkon” Napolin dhe Lestërin. “Buzëqesh” Lacio, ja me kë do të përballen Uzuni & CO

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2021 | 12:41

Shorti i grupeve të Ligës së Europës/ Legia e Muçit dhe Çelhakës, “peshkon” Napolin dhe Lestërin. “Buzëqesh” Lacio, ja me kë do të përballen Uzuni & CO

Edhe Liga e Europës i ka dhënë mbrëmjen e djeshme fund fazës “play off”, me shumë nga skuadrat ku futbollistët shqiptarë luajnë, të cilat kanë avancuar për në fazën e grupeve dhe mesditën e sotme njohën edhe kundërshtaret e tyre.

bandicam 2021-08-27 12-02-04-317

Goglat u rrotulluar  në Stamboll, ku u përcaktuan edhe 8 grupet me nga 4 skuadra. Nga shqiptarët që janë pjesë e këtij kompeticioni, i vetmi që zbriti mbrëmjen e djeshme në fushën e lojës ishte Ernest Muçi.

Legia Varshavës u kualifikua me rezultatin 2-1, ku futbollisti shqiptar shkeli fushën e lojës në minutën e 80-të, duke zëvendësuar heroin e fitores për polakët, Emreli, autorin e një dopiete. Vlen të theksohet se së fundmi te Legia u transferua dhe Çelhaka.

Ndërkohë, në Ligën e Europës sivjet do të jenë protagonistë edhe mjaft lojtarë të përfaqësueses tonë, si Thomas Strakosha e Elseid Hysaj me Lacion dhe Myrto Uzuni me Ferencvaroshin.

Shorti ka vendosur përballë Legian, kundër Napolit të Rrahmanit, ndërkohë që Lacio e Hysajt dhe Strakoshës do të përballet me Lokomotivën e Moskës, Marsejën dhe Gallatasarai. Përballje relativisht të vështira dhe për Ferencvaroshin e Uzunit, që do të ndeshet me Bajern Leverkuzen, Sëlltikun dhe Betisin.

PËRGATITUR NGA “SOFA SCORE” PËR “PANORAMA SPORT” : 

Liga e Europes2

NDARJA E GRUPEVE: 

GRUPI A:

Lion, Rejnxhërs, Sparta e Pragës, Brondbi

GRUPI B:

Monako, PSV, Real Sosiedad, Shturm Graz

GRUPI C:

Napoli, Lestër, Spartaku i Moskës, Legia e Varashvës

GRUPI D:

Olimpiakos, Ajntrakt Frankfurt, Fenerbahçe, Antuerpen

GRUPI E:

Lacio, Lokomotiva e Moskës, Marseja, Gallatasaraj

GRUPI F:

Braga, Crvena Zvezda, Ludogorets, Midtjylland

GRUPI G:

Bajern Leverkuzen, Sëlltik, Betis, Ferencvarosh

GRUPI H:

Dinamo Zagreb, Genk, Uest Hem, Rapidi i Vjenës

 

Liga e Europes

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"